Interesimi i madh i nxënësve për Gjimnazin e Tetovës, shkollat profesionale bosh

 

Semimaturantët e Tetovës sot kanë dorëzuar dëftesat e tyre për regjistrim në shkollë të mesme.

Në të gjitha shkollat e mesme të komunës së Tetovës 2294 nxënësit që kanë mbaruar klasën e tetë pritet të regjistrohen në shkollë të mesme që gjithashtu është obligative për të gjithë semimaturantët.

Në Gjimnazin  e Tetovës gjithsej janë paraparë të regjistrohen 919 nxënës në 27 paralele në gjuhën shqipe dhe maqedonase, ndërsa sipas drejtorit të kësaj shkolle Namikqemal Mustafa, për Portalb, thotë se  kriteret për regjistrim këtë vit do të jenë më të ashpra, duke marrë parasysh që shumica e semimaturantëve duan të regjistrohen në këtë shkollë.

Ndërsa nga shkolla e mesme profesionale “Mosha Pijade” theksojnë se këtë vit vende të lira ka 680 në 20 paralele, ndërsa interesimi siç do afat të parë në vitet e kaluara edhe këtë vit është më i dobët.

Profesori  Nesim Seferi, kryetar i pleqërisë së shkollës dërgoi apel deri te të gjithë prindërit dhe semimaturantët që të regjistrohen në shkolla profesionale sepse kanë më shumë përparësi për punësim, por edhe kanë të drejtë shkollimi edhe nëpër universitete.

Amet Qazimi nga sektori për veprimtari publike në Tetovë, për Portalb, thotë se janë bërë të gjitha përgatitjet për regjistrim në këtë vit shkollor, ndërsa si qëllim kryesor këtë vit është që të kthehet cilësia që kanë pasur shkollat e mesme si Gjimnazi i Tetovës dhe shkolla e mjekësisë, ndërsa për shkollat e mesme profesionale të bëhet përforcimi profesional i tyre.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button