Parlamenti shpall konkurs për 35 funksione publike

Parlamenti dhe Komisioni për çështje zgjedhore dhe emërime shpall konkurs për angazhim të kandidatëve kompetent për 35 funksione që janë nën kompetencë të tyre.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve të të interesuarve është deri më 20 qershor.

Ndër ët tjera kërkohet kryetar dhe dy anëtarë të Agjencisë për rregullimin e sektorit hekurudhorë, pesë anëtarë të Këshillit programor të MTV-së, një kanidat për anëtarë të Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje deri tek informacionet me karakter publik, dy anëtarë të Komisionit të Agjencisë për Posta, nga një kandidat për anëtarë të Komisionit të Agjencisë për komunikim elektronik dhe të Komisionit për zgjidhjen e ankesave në sektorin e energjetikës.

“Kandidatët të cilët kanë interes ë paraqiten për funksionet e caktuara është e nevojshme që të besojnë në kapacitetin e vetë, të kenë kapacitete menaxhuese, të kenë aftësi për punë në grup”, thuhet në konkursin e shpallur.

Lajme të ngjashme

Back to top button