Gratë e Shuto Orizares me peticion, kërkojnë gjinekolog
Një kohë të gjatë në Shuto Orizare organizatat joqeveritare dhe banorët e kësaj lagje të Shkupit kërkojnë të kenë një ordinancë gjinekologjike për nevojat e qytetarëve.
„Duke u nisur nga nevoja e grave të Shuto Orizares për qasje në shërbimet kualitative lidhur me shëndetin e tyre reproduktiv, ose nevoja për të pasur një kabinet gjinekologjik në komunë, ne, gratë e Shuto Orizares kemi ngritur një peticion për hapjen e ordinancës gjinekologjike dhe edukimin e popullatës”, thuhet në peticionin e nënshkruara nga gratë e Shuto Orizares.
Ngjarja do të mbahet sot në orën 20 në sheshin 8 Shtatori në Shuto Orizare dhe ka karakter edukativo-zbavitës.