Aurela Gaçe: “E kemi jetën për qejfin tonë”

Aurela Gaçe është shquar për guximin që të eksperimentojë në paraqitjen e saj, e ku shpesh e shohim me flokët ngjyra-ngjyra, por dhe të prerë shkurt. 

Ndërsa ka kërkuar mendimin e miqve të saj në llogarinë e rrjetit social “Instagram”, ajo ka postuar edhe një foto të realizuar vite më parë, teksa ka qenë me flokë të shkurtër. Kaq ka mjaftuar që të vinin komplimente drejt saj, të cilën e krahasojnë dhe me divat botërore. 

“E bëra një herë kokën kështu në 1998 … dhe iu riktheva vetes me këtë model në 2013 …. Atëherë gjithë njerëzit në rrugën ku kaloja përditë kujtuan se u çmenda. Disa debile, disa psikopatë më thërrisnin. Ose pati edhe ndonjë që më tha se isha Ok. Atëherë s’kishim as Fb as Instagram. Dhe jeta jonë e përditshme nuk shfaqej kështu si sot. Në 2013 më thanë “ata” që nuk dinë historinë tënde, ose bëjnë sikur nuk e dinë, se imitova Jessie J. Ehuhaaaaaa, epo mire atëherë”, shkruan ajo. 

“kur te mendosh çfarë ke kaluar në jetë nuk do të thuash me vete: ah si nuk e bëra edhe këtë…po si nuk e provova dhe këtë. Thjesht do kënaqesh do lumturohesh dhe nuk do kesh pishman as gjene më të vogël, sepse ke provuar e shijuar çdo gjë të bukur të jetës. Merr kënaqësi për çdo gjë që të falë jeta se e kemi JETEN për qejfin tone dhe jo për te na e mare te tjerët neper goje”, ka shkruar ndër të tjera Aurela.

Lajme të ngjashme

Back to top button