Modriç: Do të kualifikohemi

Kroatët e dëshirojnë kualifikimin tutje në Botërorin e Brazilit, por për një gjë të tillë atyre u duhet fitorja ndaj Meksikës sonte.

Një gjë të tillë, Luka Modric thotë se ai dhe bashkëlojtarët e tij mund ta arrijnë. Përkundër formës së jashtëzakonshme të portierit meksikan, Ochoa, Modriç ka besim se Mario Manxhukiç do të shënojë për ta udhëhequr fitoren kroate.

“Fakti se ata nuk kanë pranuar asnjë gol tregon për cilësitë e tyre, por unë jam i sigurt se ne do të gjejmë një mënyrë për të shënuar. Për gjithçka ekziston hera e parë. Ata patën fat dhe paraqitje të mrekullueshme nga portieri i tyre”, u shpreh anëtari i Real Madridit.

“Me gjithë respektin për Ochoan, por Manxhukiç ka shënuar edhe ndaj portierëve më të mirë. Por, e rëndësishme është ta arrijmë fitoren, s’ka rëndësi kush shënon”, shtoi tutje Modriç.

Lajme të ngjashme

Back to top button