Çmimi i publikut gëzon shumë Roselën

Këngëtarja shkodrane e cila u bë e njohur në kompeticionin ‘Ethet e së premtes mbrëma’, Rosela Gjylbegu, u shpërblye me çmimin e publikut në festivalin Kënga ime, që përfundoi të shtunën mbrëma. E ky çmim si duket e ka gëzuar këngëtaren shumë, pasi që ajo këtë e vlerëson si dhuratën më të bukur. 

Rosela në faqen e saj zyrtare në rrjetin social Facebook, ka lënë një mbishkrim ku ka falënderuar të gjithë ata që e votuan. “Dje mbrëmë në spektaklin “Kënga ime”, na dhuruat Çmimin më të bukur, Çmimin tuaj, atë të Publikut . Pa JU asnjë notë, asnjë fjalë, asnjë melodi, ASGJË nuk do ishte e mundur…. Ju falënderoj nga zemra, Rosela”, ishte mbishkrimi i Roselës i cili përcillej me shumë lëvdata nga fansat e saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button