Çmimet e mallrave të konsumit në Maqedoni më të ulëta se sa mesatarja evropiane

Të dhënat e e“Eurostad” tregojnë se çmimet në Maqedoni janë në nivelin 47 për qind nga çmimet mesatare evropiane për vitin 2013.

Më afër çmimeve evropiane janë çmimet e veshjeve 77 për qind e mesatares së çmimeve evropiane. Ushqimi dhe pijet janë 59 për qind, ndërsa dallimi më i madh është te pijet alkoolike dhe duhani të cilët në Maqedoni shiten për çmimet të cilët janë vetëm 38 për qind nga mesatarja e çmimeve evropiane.

Nga vendet e tjera të regjionit, thuajse të gjithë kanë çmime të cilët janë diçka më shumë se 50 të çmimeve mesatare evropiane. Shqipëria, 51 për qind, Bosna dhe Hercegovina, 53 për qind, Serbia, 54 për qind, Mali i Zi  , 56 për qind të mesatares evropiane të çmimeve.

Sipas të dhënave të “Eurostad”, Danimarka është vendi më i shtrenjtë me 40 për qind mbi mesatare e çmimeve evropiane, pastaj Norvegjia  dhe Suedia me 30 për qnd.

Lajme të ngjashme

Back to top button