Shkëndija e fillon Liga Evropën kundër Zimbru

Skuadra kampione e Maqedonisë Rabotniçki, Turnova, Metallurgu dhe Shkëndija, sot kanë mësuar emrat e kundërshtarëve me të cilët do të përballen në Ligën e kampionëve, gjegjësisht në Ligën e Evropës për sezonin 2014-2015.
Në shortin që është hidhur në Nion të Zvicrës “romantikët” do të nisin nga xhiroja e dytë, ku për kundërshtarë kanë ekipin e Helsinikit.

Ndryshe, sa i përket shortit në Ligën e Evropës, Skuadra shqiptare nga Tetova, Shkëndija do ta nis aventurën që në raundin e parë kualifikues, ndërsa fati deshi që sikundërshtarë ta ketë ekipin nga Moldavia Zimbru Chisnau.

Ndeshja e parë duhet të zhvillohet më 3 korrik në Shkup, ndërsa ndeshja e kthimit në program do të jetë më 10 korrik në Moldavi. Kjo është hera e dytë që Shkëndija do të luajë në kualifikimet për Liga Evropa, pasi dy vite me parë u eliminua nga Portadauni i Irlandës së Veriut. Ndërkohë debutimin në Evropë, Shkëndija e kishte në vitin 2011, kur në kualifikimet e Ligës së Kampionëve u eliminua nga Partizani i Beogradit.

Skuadra e Metallurgut do të luajë kundër ekipit nga Andora Santa Kolloma. Horizont Turnova do të luajë kudër ekipt Çikura Sashkere nga Gjeorgjia. / Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button