‘Paron’: Greqinë e pret presion ndërkombëtarë në lidhje me emrin

Në vjeshtë Greqinë e pretpresion ndërkombëtarë në lidhje me emrin e Maqedonisë, shkruan gazeta greke “Paron”. Gazeta informon për konferencën e vendeve të Ballkanit Perëndimorë, nën patronazhin e kancelares gjermane Angela Merkel e cila do të mbahet më 28 gusht në Berlin.

“Paron” me “keqardhje” konstaton se vendi në konferencë është thirrur me emrin kushtetues Republika e Maqedonisë.

“Gjermania me konferencën në Berlin, që do të mbahet vetëm disa ditë para Samitit të NATO-s në Vels, më 4 dhe 5 shtator, dërgon sinjale deri te vendet e Ballkanit Perëndimorë në kohë kur zgjerimi i BE-së është thuajse i ngrirë për shkak të krizës ekonomike dhe mangësive institucionale të BE-së, por kryesisht për shkak të valës ksenofobike nëpër Evropë”, shkruan gazeta greke.

Në lidhje me Shkupin, “Paron” komenton se më disa muaj në qarqet ndërkombëtare po sundon klimë se vendimi i Greqisë për të vënë veto për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO në Samitin e Bukureshtit është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë, sipas të cilës Athina ka shkelur marrëveshjen e përkohshme në të cilën thuhet se nuk do të bllokojë anëtarësimin e Maqedonisë në organizatat ndërkombëtare.

“Për këtë, me afrimin e vjeshtës dhe Samitit të NATO-s në Vels, presioni për emrin e Maqedonisë do të jetë më intensiv. Athina, që për shkak të aktiviteteve të ndryshme të zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të punëve të jashtme Venizelos, Shkupin e vendosën në ‘raft’, ndoshta në muajt e ardhshëm do të jetë pak e befasuar”, shkruan gazeta greke.

Si dëshmi për përkrahjen gjermane për Maqedoninë, gazeta përkujton edhe në deklaratat e kancelares Merkel gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin serb në të cilën ka thënë se Gjermania do të bashkëpunojë arsyeshëm me Maqedoninë, duke nënvizuar njëherësh se Merkel ka përdorur emrin kushtetues të vendit.

Lajme të ngjashme

Back to top button