Sot dhe nesër regjistrimi në shkollat e mesme, 35.195 vende të lira

Në shkollat e mesme publike sot dhe nesër është afati i parë paraqitjes dhe regjistrimit të nxënësve në vitin e parë shkollor 2014/2015.

Sipas konkursit të cilin Ministria për Shkencë dhe Arsim e publikoi në muajin prill, ka edhe 35.195 vende të lira në shkollat e mesme.

Rezultatet do të jepen më 25 qershor. Në afatin e qershorit do të ketë edhe afat të dytë më 30 qershor dhe 1 korrik, ndërsa afati i regjistrimit për muajin gusht do të jetë me datë 21.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button