Unioni i karatesë fuqi që nuk ndalet

Gjatë fundjavës në Shqipëri është zhvilluar turneu i fuqishëm në karate “Kamza Open” ku kanë marrë pjesë mbi 400 garues nga Shqipëria, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia. Këtë të fundit e përfaqësuan disa klube nga vendi, ndër ta edhe Unioni i Karatesë Shqiptarë të Maqedonisë e cila garoi me 45 garues nga 5 klube sportive: Forca dhe Kushtrimi nga Shkupi, Uraniku nga Dibra, Rinia e Kërçovës dhe Drini nga Struga.

Thonë bashkimi bën forcën, ashtu edhe ndodhi pasi ky union arriti të fitoj 52 medalje nga te cilat: 19 ari, 10 argjendi dhe 23 bronzi. “Jam shume i kënaqur me organizimin e këtij turneu si dhe me rezultatet e arritura te anëtareve te unionit dhe me ketë treguam se bashkimi bën fuqinë”, tha kryetari i unionit, Alim Hajredini.

Ndryshe cekim se organizatori i këtij evenimenti ka qen klubi Kamza si dhe Federata shqiptare e karatesë nën patronatin e kryetarit të bashkisë Xhelal Mziu i cili në fund me mirënjohje e nderoi edhe unionin e karatesë shqiptarë si dhe kryetarin e saj.

Në KATA kampionë u bënë: Amit Mehmedi, Zana Xheladini, Diellor Vejseli, Suhejb Veseli, Arta Bushi, Jusra Ademi dhe Jon Batku, kurse në kumite Pasho Mustafai, Xhevit Tairi, Ilira Xheladini, Shaban Murtishi, Suhejb Veseli, Arta Bushi, Jusra Ademi, Suejla Isaki, Loriana Ramo, Emir Ramadani dhe Jon Batku.

Lajme të ngjashme

Back to top button