Sot publikohet albumi i Arta Bajramit

Këngëtarja e njohur Arta Bajrami kohë më parë ka treguar se në treg do të vijë albumi i saj më i ri i titulluar ‘Llake Llake’, ndërsa ka theksuar saktësisht se albumi do të publikohet me datë 19 të këtij muaji.

E meqë kjo nuk ndodhi, këngëtarja e njohur në faqen e saj zyrtare në rrjetin social ‘facebook’ ka lënë një mbishkrim ku shpjegon se albumi publikohet sot, ndërsa iu kërkon falje fansave.

“Fansa të dashur, Ju kërkoj falje që albumi është vonuar, e nuk ka dalë në shitje me 19.06.2014. Albumi “LLAKE LLAKE” nga Produksioni Ximi, del në shitje të hënën me 23.06.2014”, ishte mbishkrimi i këngëtares i cili është përcjell me shumë komente nga fansat, të cilët kanë treguar se mezi presin albumin nga këngëtarja e preferuar e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button