Ronaldo: Portugalia favorite? Kurrë s’e kam menduar

Mrekullitë ekzistojnë dhe ndodhin edhe atëherë kur fati të ka braktisur, por jo për Ronaldon.Edhe Cristiano Ronaldo duket i tradhtuar nga ndjenja e optimizmit pas barazimit 2-2 kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ylli i Realit të Madridit pohoi i dorëzuar pas takimit se kurrë nuk ka besuar se një Portugali e nivelit mesatar do të fitonte Kupën e Botës. Selecaot e Europës kanë shanse minimale dhe vetëm një mrekulli do t’i mbante ende në Botërorin e Brazilit.

“Ndoshta jemi skuadër e nivelit mesatar. Do të gënjeja po të thoja se renditemi mes më të mirëve. Kemi vuajtur shumë nga penalizimet dhe dëmtimet, si në rastin e Pepes dhe Coentraos. Jemi shumë të kufizuar dhe në këto kushte nuk mund të japim maksimumin. E kemi të vështirë që në këtë gjendje të mundim një skuadër të madhe”.

Mrekullitë ekzistojnë dhe ndodhin edhe atëherë kur fati të ka braktisur, por jo për Ronaldon. Sipas tij, Portugalia është e pashpresë në këtë udhëkryq, ku kthesa e kthimit në shtëpi duket i vetmi drejtim, transmeton Supersport.

“Nuk mund të ketë mrekulli. E dinim që në fillim që kishim një grup të vështirë me skuadra ndoshta më të mira se ne. Duhet të jesh modest dhe ta pranosh nivelin se ku ndodhesh. Nuk jam hipokrit. Nuk kam menduar për asnjë moment se mund ta fitonim këtë kampionat”.

Lajme të ngjashme

Back to top button