EVN, ELEM e MEPSO do të ndajnë 14 bursa për studentët më të mirë

Për EVN Maqedoni ka filluar të realizohet qëllimi i tyre strategjik me dhënien e bursave studentëve më të mirë të FETI. Kompanitë më të mëdha energjetike në Maqedoni – SHA ELEM (Elektranat e Maqedonisë), EVN – Maqedoni dhe SHA MEPSO – edhe këtë vit kanë dhënë gjithsej 14 bursa studentëve më të mirë të Fakultetit për elektroteknikë dhe teknologji informative.

Tradita e përkrahjes së studentëve më të mirë të FETI të cilët fitojnë bursa deri në fund të studimeve nëse mund të mbajnë notën mesatare minimale prej 8,0 vazhdon më tre vite me radhë.

Bursa mujore për studentët më të mirë është 6.000 denarë. Kompanitë ELEM dhe MEPSO japin nga pesë, ndërsa EVN Maqedoni katër bursa. “Me të vërtetë jam i kënaqur që këto kompani energjetike vazhdojnë traditën e përkrahjes së studentëve më të mirë të Fakultetit.

Me këtë rekrutojnë kuadrot më të mira nga fushat përkatëse, ndërsa në të njëjtën kohë japin përkrahje të madhe për studimin si proces arsimorë. Bashkëpunimi i suksesshëm me ELEM, EVN dhe MEPSO vazhdon”, ka thënë dekani i FETI, profesor d-r Mile Stankovski.

Bursat studentëve ua ka shpërndarë Drejtori i përgjithshëm i ELEM, Dejan Boshkovski, Igor Gievski, anëtarë i bordit udhëheqës të EVN Maqedoni dhe Drejtori i përgjithshëm i MEPSO Sinisha Spasov.

Lajme të ngjashme

Back to top button