fbpx

Depozitat e qytetarëve shënojnë rënie

Banka e Maqedonisë në muajin maj regjistron rritje minimale pre 2 milion euro të depozitave.

Pikërisht në këtë muaj depozitat e përgjithshme nëpër bankat arrijnë 4 miliard e 239 milion euro. Analiza e numrave tregon se në muajin maj të këtij viti ka rritje të kursimeve në denarë ndërsa në kursimin devizore ka rënie.

Ja si qëndron baza depozitare nga aspekti i strukturës valutore: Kursimet në denarë janë 2.4 miliard euro dhe kursimet devizore janë 1.8 miliard euro.

Në maj sipas të dhënave të Bankës Popullore të Maqedonisë , qytetarët dhe sektori privat kanë kursyer më pak se në muajin prill. Tek amvisëritë baza depozitare arrin 3.1 miliard euro dhe krahasuar me prillin trendi rënës arrin rreth një milion euro.

“Depozitat në denarë të qytetarëve në maj shënojnë rënie përkundër rritjes së vazhdueshme të muajit qershor të vitit të kaluar me çka niveli i depozitave të qytetarëve u stabilizua në 50.5 për qind”, konstaton në raportin e muajit qershor Banka Popullore e Maqedonisë.

Ulje të depozitave është shënuar edhe te firmat private të cilët në maj janë 888 milion euro krahasuar me prillin ka rënie rreth 2 milion euro.

“ Përkitazi me muajin maj rritja e depozitave në nivel vjetor arrin 8.5 për qind dhe është nën rritjen e projektuar prej 9.5 për qind për kartelin e dytë.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close