Qeveria “pastrohet” nga komandantët e UÇK-së

Qeveria Gruevski 4 që u votua të mërkurën është Qeveria e parë që kur është Bashkimi Demokratik për integrim (BDI) në pushtet, në të cilën nuk bën pjesë asnjë nga ish komandantët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), shkruan Lajm.

Ish komandanti i fundit (komandant Forina), ministri i mbrojtjes Talat Xhaferi doli nga zyra menjëherë pas votimit të qeverisë duke u zëvendësuar nga kolegu i tij maqedonas, Zoran Jolevski, i cili nuk priti që të zbardhej dita, por menjëherë vrapoi për të marrë postin.

Kryeministri Gruevski, ka vite që kërkon nga lideri I BDI-së, Ali Ahmeti, që ish komandantët të mos jenë pjesë e Qeverisë. Shpeshherë ka pas edhe mosmarrëveshje në lidhje me këtë çështje, por siç shihet Gruevski ia arriti qëllimit final, duke i larguar të gjithë ish komandantët, të cilët ia ulin atij reputacionin para elektoratit maqedonas.

Qeveria Gruevski 4 u votua nga të gjithë deputetët e BDI-së me përjashtim të deputetit Hazbi Lika, komandant Qela, i cili nuk ishte i pranishëm në seancë.

Shkak i mospjesëmarrjes së Likës në seancën e formimit të Qeverisë së re ishe marrëveshja e dëmshme e arritur mes VMRO-së dhe BDI-së, pas 40 ditëve dialog, marrëveshje kjo që nuk solli asnjë ndryshim pozitiv në favor të shqiptarëve, ose edhe të vetë BDI-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button