‘Të varfërit e Lazaratit’, vetëm 40 familjet myslimane s’mbollën hashash

Jo të gjithë kanë kultivuar hashash në Lazarat. Të paktën 40 familje janë “të pastra”. Nuk kanë mbjellë ndonjëherë qoftë edhe një rrënjë të vetme kanabis sativa, e aq më pak të kenë mbajtur armë apo municion në shtëpi. Këtë nuk e kanë bërë, jo se ishte e jashtëligjshme, por sepse nuk ua lejon feja, e quajnë “haram”. 

Bëhet fjalë për 40 familje, besimtarë të devotshëm të fesë islame, që nuk u tunduan kurrë, e as nuk xhelozuan fqinjët e shumtë që pasuroheshin shpejt me kultivim droge. 

Këtë nuk e thonë vetëm ata, apo fqinjët e tyre, por e thonë edhe vetë forcat e policisë që prej 4 ditësh po kryejnë kontrolle shtëpi më shtëpi. “Nuk u kemi gjetur asgjë të jashtëligjshme. Ndryshe nga fqinjët, këto familje myslimane, në vend të hashashit kishin mbjellë qepë, domate e perime të tjera”, na thonë disa prej oficerëve të forcave speciale që kanë kryer kontroll në banesat e tyre. 

Që të gjithë banorët e Lazaratit kultivonin drogë ishte një ide që nuk e kishim krijuar vetëm ne, por edhe vetë Policia e Shtetit. Por ndodhi që pasi policia u fut në fshat, u përballën edhe me njerëz që kishin zbatuar ligjin. 

Madje një besimtar mysliman, që sapo kishte krijuar familjen e tij të re, kishte preferuar të jetojë në një shtëpi përdhese modeste, duke refuzuar vilën dykatëshe që i kishte dhuruar i ati.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button