Gruevski me Zaevin sot do të bisedojnë se për çfarë do të negociojnë

Pa zgjidhje konkrete të problemit, sigurisht vetëm me një formë të marrëveshjes për takimet e ardhshme dhe pyetjet që duhet përgjigjur, do të përfundojë takimi I sotshëm I paralajmëruar I dy liderëve të partive më të mëdha maqedonase Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev.

Edhe pse LSDM ka ofruar pesë kërkesa, ende nuk ka ofruar zgjidhje se si të arrihen këto qëllime. Lideri I VMRO-së Nikolla Gruevski në intervistën e mbrëmshme në RTVM1 deklaroi se kur bëhet fjalë për interes shtetëror ai është I gatshëm të bisedoj për gjithçka.

“Do duhej të kishte qasje të mençur nga dyja palët, të mbyllen problemet me të cilat përballemi. Ardhmëria është të mbyllen çështjet që dëmtojnë shtetin. Kjo sjellje joracionale nga LSDM, e dimë dhe e dinë se dëmton shtetin dhe mendoj se në një afat të kuptueshëm do të gjejmë mënyrë ta zgjedhim. Do të isha çuditur nëse arrijmë sukses me një takim të zgjedhim atë. Sipas atmosferës që shoh në anën tjetër do të duhet me siguri më shumë kohë”, ka thënë Gruevski.

Nga të dy partitë ende nuk janë marr vesh nëse takimet do të jenë në formë të takimeve kokë më kokë apo me bashkëpunëtorët më të ngushtë të partisë. Nga LSDM thonë se takimet e liderëve janë ende në nivel të bisedave telefonike ndërmjet Gruevskit dhe Zaevit.

Lajme të ngjashme

Back to top button