Gostivar, vritet 60 vjeçari në mes të rrugës

Një burrë i moshës rreth 60 vjeç u vra sot në mëngjes në Gostivar në rrugën “JNA”, pranë kompleksit  të ri. Vrasjen e kanë raportuar qytetarët të cilët kanë  dëgjuar  të shtëna me pushkë. Policia tha se  se viktima është me inicialet F.S, me ç`rast të shtënat janë dëgjuar rreth orës 06 të mëngjesit. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur viktimën në makinën “Zastava 101”.

Sipas policisë në fillim kanë gjuajtur me armë automatike ku kanë  qëlluar në xhamin e përparmë të makinës, dhe pastaj në trupin e tij, ku 60 vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Zëdhënsi i MPB-Tetovë Marjan Josifofski tha se prokurori publik, gjykatësi hetues dhe një ekip i i policisë janë në vendin e ngjares ku janë gjetur gëzhoja, gjurmë dhe të gjitha fotodokumentohen.

MPB-Tetovë është duke punuar për zbardhjen e rastitit, dhe motivet e varasjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button