Vaksina polivalente do të arrijnë vitin e ardhshëm e jo këtë vit, siç ishte premtuar

Vaksina polivalente nuk do të sigurohen deri në fund të vitit, e as në pranverë të vitit të ardhshëm siç kanë premtuar nga Ministria e shëndetësisë. Vaksinat në shtet do të arrijnë në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski.

Shteti do të harxhojë 380 milion denarë për sigurimin e këtyre vaksinave.

Ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov para zgjedhjeve premtoi se këtë vit do të sigurohen vaksinat polivalente dhe se së shpejti do të hapet një tender. Më pas në ministri thanë se për shkak të kërkesave të mëdha të këtij lloji të vaksinave, ato do të arrijnë në muajin mars apo prill të vitit të ardhshëm.

Maqedonia është i vetmi shtet në Evropë e cila ende nuk i ka vaksinat polivalente të cilat janë me kualitet të lartë dhe mundëson që me një pickim të pranohen 5 apo 6 vaksina.

Lajme të ngjashme

Back to top button