fbpx

Apple planifikon të lansojë më shumë se një orë të mençur

Apple është duke planifikuar që të lansojë një orë të mençur në madhësi të ndryshme, sipas një raporti të ri.

Raporti nga The Wall Street Journal, i cili citon burime të afërta me planet e prodhimeve të Apple, nuk bie në kundërshtim me të përfolurat e mëhershme, që thuhej se Apple do të krijojë një orë të mençur që do të ketë një ekran me prekje 2.5 inç. Por, thotë se Apple është duke punuar në versione të mëdha dhe të vogla, gjithashtu.

Raporti gjithashtu shkruan se ora e Apple do të përmbajë më shumë se 10 senzorë, duke përfshirë disa që masin aktivitetet e fitnesit dhe të shëndetit.

Burimet e Journal thonë se Apple është duke planifikuar të ngarkojë rreth 10-15 milion ora për shitje deri në fund të këtij viti.

Ne jemi ende në pritje të një date zyrtare të lansimit të kësaj ore, por njoftimet thonë se ora nuk do të dalë deri në tetor.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close