Dhëmbë të bardhë, ja çfarë duhet të hani për në mëngjes

Ka disa ushqime te cilat janë te këshilluara për te pasur dhembe gjithnjë te bardhe.Çokollata, çaj jeshil, djathë, arra dhe lajthi, janë miqtë tanë me te mire nëse do te dëshironim te mbanim gjithnjë te bardhe dhembet tanë. Madje, këshillohet qe këto te konsumohen qysh herët ne mëngjes, sapo te jemi ngritur nga gjumi. Këto ushqime, sipas stomatologut amerikan ne Beverly Hills, Harold Katz, janë ne gjendje te eliminojnë pllakën qe zakonisht formohet gjate natës .

Ne një shkrim për Daily Mail, çokollata përmban një element qe quhet teobromina, një alkaloid natyral i cili është ne gjendje te forcoje edhe dentinën dhe smaltin e dhëmbëve.
Po kështu, rruge e lire për konsumin e luleshtrydheve, te cilat sipas stomatologut përmbajnë një enzime te caktuar qe ndihmon ne pastrimin e dhëmbëve. Nga ana tjetër, tanina qe ato gjithashtu përmbajnë ndihmon ne vrasjen e baktereve qe çojnë ne alitosë.
Sa i takon çajit jeshil, ai ndihmon ne rritjen e nivelit te florit duke siguruar mbrojtjen prej erozionit te smaltit.

Djathi kryen te njëjtin funksion, por me një tjetër mekanizëm, qe kalon përmes ndryshimit te PH nga acid ne bazik.

Arrat dhe bajamet nga ana e tyre luajnë rolin përmes natyrës se tyre abrazive qe luan një efekt scrub duke eliminuar pllakat e dhëmbëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button