Brazil 2014: Kush kaloi në 1/8 të finales?

Kampionati Botëror në futboll, ashtu sic është pritur me interesim e vëmendje të shtuar gjatë katër viteve, ashtu edhe po kalon në shenjë të një interesimi të vazhdueshëm nga mbarë njerëzimi, në të katër anët e botës.

32 skuadrat më të mira të kontinenteve vazhdojnë garën kualifkikuese, gjegjësisht atë të grupeve, duke synuar me ngulm plasimin në të tetën e finales.

Disa skuadra tanimë kanë përfunduar ëndrrën e tyre kualifikuese, kurse shumë të tjera duhet të presin ndeshjet e fundit të grupeve, ato të xhiros së tretë për të fituar një nga 16 biletat e “Play Out”-it.

Ja cilat përfaqësuese kanë siguruar kualifikimin në 1/8 e finales sipas rezultateve nëpër grupet përkatëse:

Grupi A

Akoma asnjëra nga përfaqësueset nuk ka siguruar kualifkimin. Gjasat më të mëdha ka Brazili, të cilin do të eliminonte vetëm humbja eventuale nga Kameruni dhe fitorja e Kroacisë ndaj Meksikos.

Në të gjitha kalkulimet tjera Brazili kalon grupin.

Grupi B

Holanda dhe Kili tanimë kanë siguruar kualifikimin pasi kanë shënuar nga dy fitore dhe kanë nga 6 pikë, përballë Australisë dhe Spanjës , të cilat janë përshëndetur me kualifkimin e mundshëm.

Grupi C

Kolumbia me dy fitore ka siguruar plasimin në 1/8 të finales, kurse tri skuadrat tjera, Bregu i Fildisht me 3 pikë dhe Japonia e Greqia me nga 1 pikë, synojnë njërën nga dy pozitat e para që shpien në fazën e mëtejme.

Grupi D

Costa Rica, e cila ka dy fitore është kualifikuar nga grupi D, kurse njëra nga befasitë më të mëdha të kampionatit është Anglia që është eliminuar. Një vend në fazën e mëtejme do të siguronte edhe fituesi nga ndeshja Itali – Uruguai.

Grupi E

Franca është kombëtarja e vetme që ka siguruar plasimin në mesin e 16 skuadrave më të mira, kurse Zvicra dhe Ekuadori duhet të presin edhe përfundimet e ndeshjeve të tyre, Zvicra ndaj Hondurasit kurse Ekuadori ndaj Francës, për të mësuar se cila nga to do t’i bashkohet Frances nga grupi E në mesin e 16 skuadrave për të vazhduar rrugëtimin drejt finales.

Grupi F

Argjentina është kombëtarja e vetme që ka të siguruar kualifikimin e mëtejm në këtë grup, kurse Nigeria është me një këmbë në fazën e mëtejme pasi ka 3 pikë më shumë se përcjellësi i saj i parë, Irani. Bosnjë e Hercegovina definitivisht është përshëndetur nga synimet për pozitën e dytë dhe pret fundin e xhiros së tretë për t’u kthyer në shtëpi.

Grupi G

Në grupin G punët janë më të paqarta sa i përket skuadrave që pritet të kualifikohen më tej. Bazuar në renditjen tabelare , Gjermania është përfaqësuesja që pothuajse ka siguruar njërën nga dy biletat që shpie në 1/8 e finales, kurse gjasa reale ka edhe ShBA-ja, por gjithsesi duhet pritur epilogjet përfundimtare të dy takimeve të xhiros III-të dhe takimin e sontëm, te fundit të xhiros së dytë, Portugali – ShBA, për të mësuar emrat e dy skuadrave që kalojnë grupin G.

Grupi H

Në grupin e tetë, atë H, vetëm skuadra përfaqësuese e Adnan Januzajt, Belgjika, dihet me saktësi që ka kaluar fazën e grupeve pas fitores së sotme ndaj Rusisë (1 : 0).

Belgjika tani ka 6 pikë dhe kryeson tabelën, kurse Algjeria, Rusia dhe Korea Jugore kanë edhe një rast të vetëm për t’u renditur në mesin e skuadrave që do të rrumbullaksojnë numrin prej 16 skuadrave, për të vazhduar me garat e drejtpërdrejta eliminuese, deri në finalen e madhe, atë të 13 korrikut kur do të mësohet saktësisht edhe Kampioni Botëror i “Brazil 2014”.

Lajme të ngjashme

Back to top button