Portugalia barazon në fund me Amerikën

SHBA është shumë më afër kualifikimit për në fazën tjetër të Botërorit.

Portugalia e ka arritur një barazim me SHBA-në, por janë amerikanë më afër kualifikimit në Botëror. .

Pavarësisht se amerikanët ishin në disavantazh në këtë lojë, nga pjesa e parë ku në minutën e 5-të shënojë Nani, ata nuk u ndalen në asnjë moment në pjesën e dytë derisa arritën që të barazojnë dhe mandej të kalojnë në avantazh skuadrën e tyre.

Goli i barazimit ishte një super gol i shënuar nga Jones në minutën e 64.

Pas barazimit Portugalia vazhdonte të kërkonte golin e fitores por ai nuk vinte.

Një kundërsulm i shpejt i amerikanëve erdhi edhe goli i epërsisë për ta.

Kësaj radhe ishte Dempsey ai që realizoi në minutën e 81-të të ndeshjes, edhe pse u dyshua për një pozicion jashtë loje kur u realizua ai.

Ronaldo tentoi disa herë të barazojë por goditjet e tij përfunduan jashtë portës, por goli erdhi në minutat shtesë të takimit.

Eder barazojë për Portugalinë për t’i dhënë shpresë asaj që së paku të kërkojë një fitore kundër Ganës dhe të shpresojë në kualifikim.

Fituesit e këtij grupi do të përcaktohen në xhiron e fundit, ku Gjermania luan kundër SHBA-së, e Portugalia kundër Ganës.

Lajme të ngjashme

Back to top button