Algjeria se bëri “hesap” Korenë

Algjeria ka shënuar fitore të rëndësishme në kuadër të xhiros së dytë të Grupit H, duke mposhtur Korenë Jugore me rezultat 4-2.

Qysh prej fillimit të ndeshjes Algjeria ishte më e mirë, ku pjesën e parë e mbylli me epërsi të thellë 3-0 me golat që i shënuan Slimani, Halliche dhe Djabou. Në pjesën e parë koreanët ishin më aktiv, mandje shkrutuan diferencen e golave përmes Min-Son, por algjerianët shënuan edhe një herë me anë të Brahimi për ta cuar rezultatin në 4-1.

Deri në fund të ndeshjes Korea Jugore shënoi edhe një herë me anë të Cheol-Koo, për të vulosur rezultatin Algjeria-Korea Jugore 4-2. Pas kësaj fitoreje Agjeria është në vendit e dytë në grup me 4 pikë, dy më pak se Belgjika dhe 3 më shumë se Rusia e Korea, por Algjerianët falë golavarazhit pothuajse e kanë të sigurt kalimin për në fazën tjetër të Botërorit edhe pse në ndeshjen e fundit takohen me Rusinë, ndësa Korea Jugore mbetët ne kuotën e një pikë, që në ndeshjen e fundit do të takohet me liderin e grupit Belgjikën.

Lajme të ngjashme

Back to top button