Ju që shkoni për pushime në Shqipëri, jeta juaj sigurohet nga këto bukuroshe (Foto)

Kjo foto është bërë sot në Golem, ku për herë të parë po shërbejnë si roje bregdetare edhe vajza të trajnuara dhe të certifikuara për Lifeguard.

Modeli i Kullave te Vrojtimit tashme i percaktuar nga nje konkurs kombetar po vendosen ne Plazhet e perzgjedhura si projekte pilote. Cdo Plazh do te kete modelin e vet me te cilin edhe do te identifikohet Krahas ngritjes se Kullave Agjensia Kombetare e Bregdetit ka trajnuar 40 studente te Akademise se Sporteve te Tiranes ne kursin nderkombetare te Federates se Rojeve Bregdetare ne Malin e Zi.

Tashme Shqiperia ka 40 roje te certifikuar nderkombetarisht te cilet po fillojne te punojne pergjate bregdetit shqiptar. 9 roje bregdetare jane vajza dhe 3 prej tyre tashme jane pjese e plazheve ne Golem dhe ne Shkembin e Kavajes.Agjensia Kombetare e Bregdetit synon qe ne kete sezon te krijoje disa modele te mira administrimit te hapsires publike te cilat do te shtrihen pergjate gjithe vijes bregdetare. Bashkepunimi me biznesin privat po jep frytet e veta dhe kete sezon pushuesit do te jene edhe me te sigurte ne pushimet e tyre.

Prej vitesh plazhet shqiptare janë jashtë çdo standarti sigurie dhe pushues, kryesisht nga Kosova, janë mbytur pa pasur mundësi të ndërhyjë dikush për t’i shpëtuar.

Një nismë e inkurajuar nga autoritet e turizmit bregdetar, duket se po ndryshon këtë situatë. (Gazeta Express)

plazhi-1 (dhoma e zhveshjes)

Jeta juaj sigurohet nga këta bukuroshe
Jeta juaj sigurohet nga këta bukuroshe

Lajme të ngjashme

Back to top button