Abazi: Situata e krijuar në Mitrovicë është blof i atyre që nuk duan ta lëshojnë pushtetin

Analisti politik, Haki Abazi thotë se ajo çfarë po ndodhe në Mitrovicë nuk është e rastësishme e as edhe krejt e lehtë duke pas parasysh nivelin e instrumentalizimit nga të dy anët për qëllime politike dhe përfitime te grupeve dhe individëve.

Sipas tioj, ajo që ura dhe barrikadat dhe zhvillimet e fundit tregojnë edhe njëherë që marrëveshjet të cilat nuk e kanë bazën në dialog me qytetarët, por janë marrëveshje për të akomoduar interesa dhe agjenda politike të politikanëve, as nuk janë të qëndrueshme e as nuk ofrojnë paqe.

Pjesa tjetër e reagimit të Haki Abazit në Facebook:
Pse tani dhe pse kjo eshte ne favor te atyre qe mjet e kane kercnimin per te mbetur ne pushtet?
Ne kuader te zhvillimeve pas zgjdhejeve ne Kosove, provokimi dhe eskalimi i situates ne uren e Ibrit eshte instrument kerecnimi se vetem nje grup i caktuar mund te kontrolloje situaten.
Ky eshte nje blof politik i atyre qe nuk duan te leshojne pushtetin me mjete demokratike. Kjo eshte edhe aresyeja qe Kosova veriore ka mbetur e ndare qysh nga Rambujeja dhe vazhdon te jete e ndare edhe sot e kesaj dite.
Konflikti nderetnik eshte vetem konsekuence e keqperdorimit te situates per qellime poltike ditore dhe per te ruajtur hapsiren e paligjeshme per aktivitete ilegale ekonomike.
Askush nuk duhet behet pre i emocionev nacionale per shka se ky eshte hiq me ndryshe se skenar i 2004. Ne Kosove nuk ka me hapsire per provokime por politika afatgjate te menqura dhe qe per interes kane paqen, stabilitetin dhe zhvillimin.
Njerëzit duhet ruajtur qetësinë dhe te perdorin aresyjen per te mos u bere viktime e atyre qe trumbetonin se ceshtja e veriut eshte e kryer ne Bruksel. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button