Taulant Islmaili blindohet nga Zhelezareci

Një nga futbollistët më të mirë shqiptarë në futboll në sallë, Taulant Ismaili ka vazhduar edhe më tutje kontratën me ekipin kampion të Maqedonisë, Zhelezarecin, skuadër kjo që vite me radhë është kampion i pakontestuar.

Taulanti tani do të ketë fatin të jetë pjesë e skuadrës e cila do të luajë ndeshjet kualifikuese për në Ligën e Kampioneve, por për te kjo nuk është risi, pasi që edhe vitin e kaluar ai ishte pjesë e këtyre garave, ku në ndeshjen kundër skuadrës Shahumijan nga Armenia kishte shënuar dhe një gol.

Të përkujtojmë se taulanti është pjesë e Zhelezarecit nga viti 2012, ndërsa më herët ishte pjesë e KF Shkupi, me të cilët luajti në garat e Ligës së Tretë.

“Deri sa isha lojtar i KF Shkupit, spontanisht ndodhi që në një turne në Aerodrom të më shohin kryesia e Zhelezarecit, të cilët menjëherë më ofruan të luaj për ekipin e tyre. Atë vit kishim fatin të fitojmë titullin dhe kupën e Maqedonisë, duke mos pësuar asnjë humbje, vetëm dy barazime”, është shprehur Taulanti.

Taulant Ismaili në aksion
Taulant Ismaili në aksion

Skuadra e Zhelezarecit edhe këtë vit ka triumfuar në kampionat duke u shpallur kampione, por duke pësuar një humbje dhe tri barazime, ndërsa nuk arritën të mbrojnë titullin e Kupës së Maqedonisë, pasi që u eliminuan nga ekipi SEE Univesity. Taulanti këtë vit ka luajtur në rol më sulmues, duke shënuar 13 gola dhe duke realizuar 9 asistime.

Tani kur skuadra ka vazhduar kontratat me shumicën e futbollistëve më të mirë, e në mesin e të cilëve është edhe Taulanti, me përgatitje do të fillojnë më 24 korrim, ndërsa për ndeshjet e Ligës së Kampioneve me 3 korrik pritet të bëhet tërheqja e shortit, ku do të mësohet emri i skuadrës me të cilën do të luajnë për kualifikime.

Të përkujtojmë se Taulant Ismaili është edhe natar i reprezentacionit të Maqedonisë, nga paraqitjet e të cilit ka mbetur shumë i kënaqur përzgjedhësi Skenderovski.

Ja dhe emrat e skuadrave që mundë të jenë kundërshtarë të mundshëm të Zhelezarecit.

Zagreb (CRO), FC Grand Pro Varna (BUL), Apoel FC (CYP), MNK Centar Sarajevo (BeH), Record Bielsko-Byala (POL), Eden Futsal (IRL), FSC Schëaz (AUT) dhe FC Agama Podgorica (MNE). / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button