fbpx

3 filmat më të suksesshëm në SHBA dhe Kanada

Filmi “Think Like A Man Too”, vazhdimi i komedisë së vitit 2012, “Act Like a Lady, Think Like A Man”, bazuar në librin e Steve Harvey, ka fituar 30 milionë dollarë në shitje të biletave gjatë fundjavës.

Me këto shifra të raportuara nga Reuters, filmi “Think Like A Man Too” e ka tejkaluar filmin më të suksesshëm të javës së kaluar, “22 Jump Street”, raporton REL.

Filmi me Jonah Hill dhe Channing Tatum, “22 Jump Street”, ka arritur të fitojë 29 milionë dollarë në kinematë amerikane dhe kanadeze për tre ditë, nga e premtja deri të dielën.

Filmi i animuar, “How to Train Your Dragon 2” doli i treti këtë javë me 25.3 milionë dollarë të fituara.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close