Van Gaal kundër FIFA-s: Po favorizojnë Brazilin

Trajneri i Holandës Louis Van Gaal ka kritikuar Fifa-n për mungesën Fair Play-it kundrejt skuadrës që ai drejton.

Portokallinjtë tashmë të kualifikuar në fazën tjetër do të përballen këtë të hënë në orën 18:00 me Kilin për të përcaktuar skuadrën që do të renditet e para në grupin B.

Sipas Van Gaal, Fifa po bën çdo gjë për të favorizuar vendin organizator dhe sipas tij nuk është aspak e drejtë që Holanda të zbresë në fushë 4 orë përpara Brazilit, pasi tulipanët takimin e dytë në grup e kanë zhvilluar një ditë më vonë se Selesao.

“ Fifa në çdo ndeshje publikon spote të ndryshme përsa i përket Fair Play-it dhe drejtësisë në futboll. Megjithatë mënyra e tyre për të përcaktuar oraret e ndeshjeve nuk më duket aspak Fair Play pasi çdo gjë bëhet për të favorizuar Brazilin. Por pavarësisht këtyre trukeve nga qeveria e futbollit Botëror ne do të zbresim në fushë për të arritur një fitore përballë Kilit. Dhe unë jam i bindur se rezultati i sfidës me Holandës dhe Kilit nuk do të ndikojë shumë te Brazili pasi ata e kanë për të detyrë të triumfojnë në takimin e fundit përballë Kamerunit”.

Lajme të ngjashme

Back to top button