Agim Bahtiri: Gjendje shumë e rëndë, s’ka ku shkon më keq

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i kontaktuar nga Koha.net, nuk ka dashur të prononcohet në lidhje me gjendjen e krijuar në orët e pasdites mbi urën e “Ibrit”. “Të lutna, mos më merr prononcim. Është gjendja shumë e rëndë. S’ka gjendje më të keqe”, ka thënë Bahtiri shkurt për Koha.net.

Ditën e djeshme, kryetari Bahtiri paralajmëroi se nëse “Parku i Paqes”, siç po quhet barrikada e re mbi lumin “Ibër”, nuk do të hiqet nga ata persona që e kanë vendosur atë, ai do të merr masa për ta hequr atë vet.

Ndryshe, në urën mbi lumin “Ibër”, e cila ndan qytetin e Mitrovicës në pjesën jugore dhe atë veriore, është duke u zhvilluar një protestë e dhunshme në mes të protestuesve të cilët po hedhin gurë ndaj policëve të Kosovës dhe atyre të EULEX-it. Në këtë protestë raportohet për dy policë të lënduar dhe disa vetura të djegura.

Lajme të ngjashme

Back to top button