Mitrovicë, EULEX përdori plumba gome, protestuesit fillojnë të shpërndahen (FOTO)

Nga Mitrovica, bëjnë me dije se tashmë janë shpërndanë shumica e protestuesve.

Në protestën e sotme tek ura e Ibrit, ka eskaluar situata ku janë djegur disa vetura të Policisë së Kosovës dhe EULEX’it. Ndërkohë, raportohet se EULEX ka hedhur edhe plumba gome në drejtim të protestuesve, shkruan Gazeta Ekspress.
Protesta në Mitrovicë
Ndërkohë, është raportuar edhe për disa policë të lënduar.

Veç Policisë së Kosovës, sic raportoi më herët Express, gaz lotësjellës ka përdorur edhe Policia e EULEX’it. Është raportuar se është djegur edhe një veturë e EULEX’it.

Në kohën kur më protesta kishte hyrë në më shumë se 30 minuta të fillimit të saj, kishin nisur edhe përleshjet mes protestuesve e policisë.

Kjo gjendje nisi kur shpërtheu kordorni i policisë dhe kur protestuesit nisën të gjuajnë gurë në drejtim të policisë.
Protesta në Mitrovicë

Lajme të ngjashme

Back to top button