“Shkupi 2014”, projekti që paguhet me varfërinë e qytetarëve

Projekti “Shkupi 2014” gjen rrëfimin krahasues me projektet që ngrihen për kazakët në Astana të Kazakistanit në gazetën prestigjioze austriake Die Presse.

“Shkupi, atje ku dikur jetonte populli Helen, populli i ri sllavo-maqedonasë thëret shpirtin e  tij antik”, shkruan Die Presse.

Autorja e tesktit Vesna Knezheviq e cila njëherësh është korrespondente nga Vjena dhe e njëjta është publikuar në Televizionin shtetëror serb, shkruan, duke pyetur njëkohësisht se çfar kanë të përbashkët Porta triumfale në Shkup (Maqedoni) dhe Astana (Kazakistan)?

Çfarë porosie politike i lidh dy arkitekturat e reja binjake të shekullit 21 me modelin parisien të ngritur në fitoren e Napoleonit para 200 vjetësh?

Çfarë lidhje politike ka Porta triumfale e Parisit me familjarët e antikës së vonshme?, janë disa nga pyetje që autorja shtron në reportazhin për projektin “Shkupi 2014”.

“Ashtu edhe Kazakistani fitoi ‘axe historique’ e vet, ndërsa nga ana tjetër, maqedonasit përmes Shkupit ngritën 20-30 metra përmendore, statuje, si dhe më shumë ndërtesa dhe fasada të stilit të popullarizuar ‘happy-hour’ arkitekturë”, shkruan Die Presse.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button