Ariu shkatërron 40 kosha të bletëve në periferi të Tetovës

Koshat e bletëve të disa pronarëve që kultivojnë mjaltin në lëndinat përgjatë rrugës për në banjën e Tetovës, janë shkatërruar nga Ariu i cili shfaqet herë pas herë në këto anë.

Më se 40 koshat të bletëve janë shkatërruar dhe pronarët thonë se ky është një dëm shumë i madh për ta.

Pronarët e këtyre koshave të bletëve thonë se nga muaji prill, ariu është shfaqur në këtë zonë dhe pa ndërprerë është duke i sulmuar koshat e bletëve.

“Dëmi material është diku rreth 5 mijë euro dhe pronarët e koshave janë të frikësuar për shkak se ariu deri më tash është duke shkaktuar një dëm dhe askush nuk ka marrë masa. Me ligj është e ndaluar që të vritet, ne deri më tash kemi parë dy ari njëri ka edhe dy këlyshë dhe për çdo natë jemi të detyruar që të bëjmë roje, por nuk ka as siguri, nuk mund që ta parandalojmë, jemi të detyruar që të shkojmë kohë pas kohe dhe vetëm të shikojmë gjendjen e koshave të bletëve, nuk mund të marrim asnjë masë, s`kemi çka të bëjmë, e keqja është se ariu akoma është duke na sulmuar dhe ne nuk mund të bëjmë asgjë vetëm të shikojmë se si e shkatërron pronën tonë”, thotë Merxhan Sulejmani pronar i disa koshave të bletëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button