U mbajt manifestimi “Kur bie kosa e parë mbi fshat” në Gajre të Tetovës

Në fshatin Gajre të Tetovës u mbajt manifestimi tradicional gajrian, i titulluar “Kur bie kosa e parë mbi fshat”.
Manifestimi tradicionalisht mbahet në Livadhin e Ukës, por këtë vit u mbajt në kuadër të manifestimeve Vera e Kulturës Tetovare.

Rexhep Halili, kryetar i këshillit organizativ të këtij manifestimi tha se “tubimi realizohet për tu njohur, afruar mes veti sidomos banorët e fshatit Gajret të cilët tashmë nuk jetojnë në këtë fshat” tha mes tjerash Halili.

Këtë manifestim e ka përshëndetur edhe kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Teuta Arifi mes stafit të Komunës së Tetovës dhe artistëve
Teuta Arifi mes stafit të Komunës së Tetovës dhe artistëve

Lajme të ngjashme

Back to top button