Mitrovicë: Vazhojnë përleshjet mes Policisë dhe protestuesve

(E plotësuar) Tek ura po vërehen autoambulanca që po transportojnë të lënduar nga të dyja palët, edhe policëve edhe protestuesve.

Protestuesit po hedhin gurë ende e gaz lotësjellës ka filluar të gjuaj edhe EULEX-i, raporton Express.

Gjithashtu protestuesit kanë djegur edhe një veturë të EULEX-it.

Distanca mes pjesëtarëve të sigurisë dhe protestuesve është diku rreth 150 metra.

___________________________

 

Protestuesit kanë shpërthyer kordonin policor. Sipas raporteve, protestuesit kanë nisur të gjuajnë më gurë drejt Policisë.

Raportohet se policia ka hedhur  gaz lotësjelljës në drejtim të protestuesve.

Express raporton se protestuesit kanë nisur të shpërndahen pasi u qëlluan me gaz lotësjellës nga policia.

———————————————–

Protestuesit e mbledhur pata urës së Ibrit janë duke brohoritur shkoni në veri dhe po tentojnë ta thyejnë kordonin e policisë.

Për t’i parandaluar protestuesit nga ana tjetër, prapa protestuesve është vendosur Njësia Speciale e pajisur me armë të gjata.

Aktualisht, rreth 20 pjesëtarë të Njësisë speciale janë duke qëndruar në mes të turmës, derisa janë duke e përcjell situatës, transmeton Express.

Lajme të ngjashme

Back to top button