Behrami sqaron pse nuk e këndojnë himnin e Zvicrës (VIDEO)

Valon Behrami ka thënë se është i lumtur që ka karakterin shqiptar dhe kokën zvicerane. Ai thotë se shqiptarët e përfaqësueses nuk e këndojnë himnin zviceran dhe kjo nuk duhet të shihet si një gjë e madhe.

Anëtari i Përfaqësueses Zvicrës, Valon Behrami, thotë se po e shfrytëzon në maksimum përzierjen e kulturave që ka.
Behrami theksoi se është një gjë pozitive për të që luan për Zvicrën, përderisa është nga Kosova.
“Është një gjë pozitive. Unë kam karakter kosovar, por jam një zviceran në kokën time, në mënyrën e jetesës. Është një përzierje”, u shpreh Valoni për The Independent.

Duke vijuar tutje, ky i fundit e pranoi se shqiptarët e Përfaqësueses së Zvicrës nuk e këndojnë himnin e këtij vendi, por sqaron se një gjë e tillë nuk duhet të shihet si diçka tragjike.

“Ne (Behrami, Shaqiri, Xhaka, Mehmedi e Xhemaili) kemi folur shumë për skuadrën kombëtare dhe të kënduarit e himnit, por kjo nuk ndikon në asgjë. Gjëja kryesore ëhtë që unë ta jap maksimumin aty në fushë”, përfundoi Behrami.

Lajme të ngjashme

Back to top button