Jankullovska nuk ka dëgjuar për kritikat e Ombdusmanit

Ministrja e Punëve të Brendshme (MPB) Gordana Jankullovska thotë se nuk ka dëgjuar për kritikat e bëra nga ana e Avokatit të Popullit drejtuar dikasterit të saj.

Ajo kishte të bëjë mepengimin e punës së Ombudsmanit, ku pjesa më e madhe e pengesave kanë qenë në trajtën e mos dhënies së informatave për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të bashkësive etnike, kushteve në institucionet nën kompetencë të MPB-së dhe mos respektimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit.

Por, sipas numrit një të policisë Jankullovska, njofton Alsat-M, raportet me Avokatin e Popullit janë korrekte dhe shumë të mira, falë rritjes së bashkëpunimit mes dy institucioneve viteve të fundit. Jankullovska mes tjerash thotë se nuk e ka të qartë për çfarë është dhënë kritika, “fatkeqësisht thotë se nuk e ka vërejtur nëse ka qenë e transmetuar në media”.

“Me Avokatin e Popullit, të paktën nga këndvështrimi im dhe i MBP-së, kemi bashkëpunim korrekt, mbledhje të shpeshta, ekipe të përbashkëta procedojnë çështje të ndryshme.

Filluam edhe praktikë të re, të panjohur në të kaluarën, ku në çdo rast të kontestueshëm përveç ekipeve të MPB-së, në vendngjarje del edhe zëvendësi i Avokatit të Popullit”, ka thënë ministrja Jankullovska.

Lajme të ngjashme

Back to top button