Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes tre bashkësive islame shqiptare

Këto ditë, në Tiranë, tre liderët shpirtërorë të myslimanëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për  botimin e një Ilmihali të përbashkët (Udhërrëfyesi në Dijet Themelore Islame).

Pa dyshim, ky do të jetë hapi i parë i hedhur drejt unifikimit të literaturës islame në gjuhën shqipe, e cila në dorë të lexuesve tanë po vjen qoftë si botim origjinal qoftë si i përkthyer nga përkthyes të cilët po hasin në vështirësi të mëdha për sa i përket fjalorit apo terminologjisë islame në gjuhën shqipe. Ky ishte edhe konstatimi i përbashkët i të tre palëve të cilët, që shprehën kënaqësi të veçantë për këtë hap tejet të rëndësishëm fetar e kombëtar.

“Në ditët në vijim secila Bashkësi fetare do të caktojë anëtarët e grupit të punës, të cilët të gjithë së bashku do të punojnë për hartimin sa më parë të këtij teksti bazë, botim i përbashkët i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, i Bashkësisë Islame të Kosovës si dhe i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë. Bashkëpunimi do të shtrihet më tej edhe në projekte të tjera të përbashkëta për të përmbushur nevojën imediate në unifikim të plotë të literaturës dhe terminologjinë islame në gjuhën shqipe”, thuhet në komunikatën e përbashkët të liderëve fetarë të tre bashkësive islame.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button