Kapet personi që ndau 4 mijë euro për të blerë diplomë në USHT

Sektori për punë të brendshme në Tetovë, deri tek Prokuroria Publike, ka ngritur padi penale ndaj  personave,  A. I, 24 vjeçar mësues në Sh.F “Drita”  nga fshati Kopanicë e Shkupit, A.M punonjës si profesor në “Zdravko Cvetkovski”- Shkup, M.M punonjës i Ministrisë së Brendshme në Departamentin e Çështjeve Civile, Departamenti për pune administrative dhe mbikëqyrëse Tetovë dhe N.E, profesor në gjimnazin “Kiril Pejçinoviç” – Tetovë, për dyshimin e  bazuar se kanë bërë falsifikim të dokumenteve.

Siç  informojnë nga policia më 22 prill, rreth orës 14 personi  I.A ka ardhur  në Universitetin Shtetëror të Tetovës nga referenti i departamentit të çështjeve studentore  “Fakulteti Filozofik” ka  kërkuar që  të u lëshohet një diplomë e arsimit të lartë, e plotësuar në Fakultetin  Filologjik me titullin e fituar “Profesor i gjuhës angleze”, ku i njëjti ka fituar  një certifikatë për mbarimin e fakultetit.

Pas kontrolleve të kryera në regjistrat, është konstatuar se një certifikatë e tillë nuk ekziston në Universitet. Rastin e kanë lajmëruar  në polici, pas së cilës MPB Tetovë ka arrestuar I.A dhe A.M.

Pas bisedave zyrtare,  policia thotë se të dyshuarit kanë pranuar veprën për falsifikim të certifikatës në tetor 2013,  ku kanë paguar  4000  euro për certifikatën.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button