Lazarat, asgjësohen 1.5 ton marijuanë, gjendet drogë çokollatë

Policia e Shtetit gjatë ditës së sotme ka vijuar veprimet në Lazarat, për kontrollin e territorit dhe gjetjen e asgjësimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike.

Gjatë operacionit të sotëm mbi janë kontrolluar mbi 59 banesa dhe ambiente, ku është gjetur dhe asgjësuar rreth 1 ton 459.955 kg marijuanë dhe rreth 14.697 bimë narkotike kanabis sativa.

Ndërkohë rezultatet e sotme të deklaruara nga Policia e Shtetit në Lazarat tregojnë se është gjetur 1.3 kg lëndë narkotike çokollatë si dhe 3 kg farë kanabis sativa. Gjithashtu:

– janë sekuestruar 34 armë zjarri automatikë e pushkë,

– janë sekuestruar 2 pistoleta,

– janë sekuestruar 2 granthedhës, 1 antitank,

– 3 armë gjahu,

– janë sekeustruar gjithashtu dhe 10 armë të djegura si: 1 grantëhedhës, 2 mitraloz, 6 automatikë, 1 pushkë

– janë gjetur gjithashtu 13.432 fishekë të llojeve të ndryshme, 87 granata, 162 kallëpe tritoli, 26 predha granatëhedhësi, 150 ndezësa elektrik dhe një sasi tjetër e konsiderueshme, 57.3 m fitil zjarrpërcjellës, 152 krëhra fishekësh

– janë bllokuar për këqyrje të mëtejshme 7 automjete

– janë sekuestruar 2 targa automjetesh, 6 pajisje presuese droge, 1 aparat kërkues floriri

Lajme të ngjashme

Back to top button