Ramadani: Nëse nuk do të ketë ftesë për në NATO mund të ketë krizë politike

Kryetari i ri i Këshillit euroatlantik, Ismet Ramadani, në intervistën për Radio Evropa e Lirë (REL), thotë se pretë që problemi me emrin të shkojë në ndonjëfarë kombinacioni për zgjidhje arbitrare, me çka vendet më me ndikim, respektivisht vendet e Këshillit të Sigurimit të KB, me përfaqësuesit e vetë do të inkuadrohen në zgjidhjen e problemit.

Ismet Ramadani thotë se emërimi i Zoran Jolevskit, ministër të mbrojtjes pas qëndrimit të tij shtatë vjeçar në SHBA, ku ishte ambasador i Maqedonisë dhe negociatorë për emrin ishte befasi. Sipas Ramadanit, përvoja e tij mund të jetë një pozicion i mirë për të vendosur marrëdhënie  të mira  në raport me anëtarësimin në NATO.

“Nëse duam pak më shumë të hyjmë në situatat sa i takon zgjidhjes së emrit, duhet të presim presionet nga jashtë, të cilat janë të sofistikuara, dhe kështu ata do të ndikojnë brenda shtetit.

“Të themi se kemi një situatë të tillë të partnerëve të koalicionit mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së.  BDI është në qeveri  me entuziazëm në Samitin vijues do të marrim ftesë për në NATO. Kjo është tepër ambicioze, dhe nëse nuk realizohet, krijohet krizë politike, apo krizë qeveritare”, thotë Ismet Ramadani për.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Na ke shurdhu veshet ma me keto muhabete! Ti zotni njihesh si funksionar i Bdi dhe andaj nuk mund te jesh analist. Ti vetem po agjiton pet Bdi.
    TI DHE ATA QE JENI TE PUNESUAR NE KOMISIONET E BDI NUK DUHET T’JU MARRIN SI ANALISTA , POR SI RROGETAR TE BDI.
    VETEN RRENI DH3 SHPIFNI.

Back to top button