Benzema: Para ndeshjes dëgjoj Kur’anin e shenjtë

Sulmuesi i Francës, Karim Benzema ka zbuluar një ritual që bën para çdo ndeshje futbollistike që luan.

Për të qenë sa më i qetë para ndeshjeve Benzema tha se çdo herë dëgjon Kur’anin e shenjtë.

“30 minuta para se të fillojë ndeshja, unë kyçem në dhomën e zhveshjes, vendos kufjet në vesh dhe dëgjoj Kur’anin e shenjtë. Diçka e tillë më bën të ndjehem shumë i qetë përpara fillimit të takimit”, ishin fjalët e francezit.

Lajme të ngjashme

Back to top button