Unikkatil mbajti me sukses koncertin në Zvicër

Reperi shqiptar Unikkatil, mbajti me shumë sukses koncertin e tij të shumëpritur në Zvicër.

Ishte salla në Fribourg që u rezervua për një prej veteranëve të hip hopit shiqptar.

Mijëra të pranishëm shqiptarë nga diaspora paguan biletën jo dhe aq të lirë për koncertin e krijuesit të shumë hiteve të hip hopit shqiptar.

Telegrafi merr vesh se koncertit i paraprinë disa këngëtarë të njohur të skenës si Gjira dhe të tjerë artistë.

Unikkatili performoi hitet e tij më të mëdha, të cilat sigurisht se i diti publiku.

Sa i përket albumit të ri dhe konfirmimeve tjera, do t’i sjellim në kohë. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button