Januzaj sot pritet të debutoj

Adnan Januzaj mund të debutojë sot me Belgjikën në sfidën ndaj Rusisë. Kosovari mund të përdoret nga përzgjedhësi belg, shkaku i mbrojtjes së mbyllur që aplikojnë rusët.

Mesfushori kosovar, Adnan Januzaj, mund t’ia bëj sefte në Botëror pikërisht në sfidën ndaj Rusisë.

Belgjika luan ndaj rusëve në përballjen e orës 18:00, teksa Adnani mund të inkuadrohet të paktën në pjesën e dytë, marrë parasysh mbrojtjen e mbyllur të cilën e aplikojnë rusët, transemton express.

Januzaj njihet për depërtimet e tij të shkëlqyera nga krahët, duke qenë një pikë e fortë e Belgjikës pikërisht ndaj skuadrave që aplikojnë mbrojtje të mbyllur.

Ndryshe, Adnani humbi shansin për të debutuar ndaj Algjerisë dhe një fakt i tillë e la atë të pakënaqur.

Lajme të ngjashme

Back to top button