Ukrainë: Nëse dështon armëpushimi, fillon plani B

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, ka paralajmëruar se ai e ka një plan alternativ në rast se separatistët pro rus do e shfrytëzojnë armëpushimin e njëanshëm ukrainas vetëm për të fituar në kohë.

Gjatë një paraqitje televizive, Poroshenko ka thënë se “ata që duan ta shfrytëzojnë armëpushimin për të fituar në kohë, për rigrupim të forcave të tyre, duhet ta dijnë se ne e kemi edhe një plan B”.

Poroshenko, nuk ka elaboruar asgjë rreth planit alternativ, duke thënë se ai shpreson që armëpushimi do të ketë sukses.

Një ditë më parë, presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se ai e përkrah armëpushimin e Poroshenkos për lindje të Ukrainës, por ka shtuar se ky armëpushim nuk do të ketë efekt pa vepra konkrete.

Putin ka shtuar se plani i paqes së Poroshenkos nuk duhet të jetë ultimatum, ndërsa iu ka bërë thirrje të gjitha palëve që të ndalojnë luftimet dhe të fillojnë negociatat.

Lajme të ngjashme

Back to top button