Ryva Kajtazi falënderon fansat e saj

Këngëtarja Ryza Kajtazi ka ndarë kohë që t’i falënderojë ata që në një farë mënyre janë shtyrja kryesore e punës së saj. Ajo nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Twitter’ ka falënderuar familjen e saj, shoqërinë dhe natyrisht fansat e saj.

”Jam e bekuar që kam përkrahje të mjaftueshme nga familja ime , shoqëria ime dhe fansat e mi më të mirët në botë. Ju Dua Ryva Kajtazi” ishte mbishkrimi i saj.

Ndryshe Ryva sapo ka përfunduar sesionin e fotografive të fustaneve nga butiku i saj, ku e veçanta e këtij fotosesioni është se ajo vetë është modelja e cila i prezanton fustanet.

Lajme të ngjashme

Back to top button