Referët eliminuan Bosnjën

Bosnja e Hercegovina nuk ka arritur të nxjerrë pikë nga përballja e sontme me Nigerinë, duke humbur me rezultat minimal 0-1.

Një gjë që ra në sy në ketë ndeshje ishte referimi katastrofal i gjyqtarëve nga Zelanda e Re, të cilët anuluan golin e pastër shënuar Edin Dzeko në pjesën e parë, si dhe nuk akorduan faull në aksionin e golit të nigerianëve.

Goli i fitorës së madhe për afrikanët e shënoi Peter Odemwingie në minutën e 29′ të ndeshjes. Edhe pse deri në fund pamë lojë më të mirë të Bosnjës, epërsia minimale e Nigerisë mbeti e pandryshuar deri në fund.

Me këtë humbje Bosnja i thotë lamtumirë Botërorit Brazili 2014, kurse Nigeria pas xhiros së dytë të fazës së grupeve kërcen në vendin e dytë me katër pikë, dy me pak se Argjentina dhe tre më shumë se Irani.

Lajme të ngjashme

Back to top button