Dashuria zgjat vetëm 3 vjet!

Ekziston dashuria e përjetshme? Sipas studimeve më të fundit duket se JO.

Për shkak të mosgjetjes së ekuilibrit, keqkuptimeve apo tradhëtive pjesa më e madhe e çifteve sot ndahen pa mbushur ende 3 vjet. Një kompani britanike ka pyetur 1953 persona nga të cilët del një rezultat i trishtë: Çiftet zgjasin gjithmonë e më pak. Jetëgjatësia mesatare e një historie dashurie, qoftë kjo mes një çifti të martuar ose jo është përafërsisht 2 vjet e 9 muaj. Madje edhe viti i fundit i marrëdhënies kalohet në krizë, që më pas çon drejt ndarjes, shpesh jo të këndshme. Me mungesën e ekuilibrit, ndjenjave që humbin nga intensiteti, keqkuptimeve apo tradhëtitë e 24 përqind e çifteve të martuar, 41 përqind e atyre që bashkëjetojnë dhe 35 përqind e atyre që jetojnë më vete, nuk e festojnë vitin e 3-të të lidhjes.

I kujt është faji?
Për 54 përqind të të anketuarve, i rrjeteve sociale, që marrin kohën dhe hapsirën mes një çifti duke favorizuar kështu ndarjen. 79 përqind e të pyeturve ka deklaruar se kanë përdorur në mënyrë të shpeshtë rrjetet sociale si Twitter, Facebook apo Instagram, 34 përqind kanë rrëfyer të kenë humbur partnerin për fajin e këtyre rrjeteve sociale ose sepse kanë rivendosur kontakte me ish-in e tyre, ndërsa 12 përqind ka pohuar se përdorimi i tepërt i rrjeteve sociale ka ndikuar në mospasjen e një jete të lumtur si çift.
Armiku i vërtetë duket të jetë interneti edhe pse për ironi, 36 përqind e çifteve kanë pohuar të jenë njohur përmes rrjeteve sociale dhe chat-eve.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. nese deshiron te zgjat duhet me pas nji orar te caktuar nga rijetet socijale qe maseshumti ti kushtojn vemendjen bashkjeteses

Back to top button