Nuk ka më favorit dhe të dobët, Gana ndal gjermanët me barazim

Ndeshja e Grupit G mes Gjermanisë dhe Ganës ka dhuruar një nga ndeshjet më të mira të Botërorit të Brazilit.

Shumë raste shënimi dhe plot katër gola solli kjo sfidë e cila në fund u mbyll në barazim 2:2.

Të parët në epërsi kaluan gjermanët me golin e Mario Gotze (51’), por ganezët u kundërpërgjigjen me dy gola të shpejtë nga Andre Ayeë (54’) dhe Asmoah Gyan (63’).

Megjithatë, një pikë nga ky takim, Gjermanisë ia siguroi sulmuesi veteran, Miroslav Klose (71’), i cili barazoi rekordin e brazilianit Ronaldo me 15 gola të shënuar në kampionate botërore.

Lajme të ngjashme

Back to top button